Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OTO JOHN

Oto John i etur për të shënuar

Oto John i etur për të shënuar


5 May, 2021 @23:02

Prishtinës i është shtuar forca me rikthimin e sulmuesit të spikatur, Oto John.

John, i cili i mungoi Prishtinës për një kohë të gjatë duke qëndruar në vendlindje, u rikthye me tre gola të shënuara në dy ndeshjet e fundit.

Ai sot shënoi dy herë në ndeshjen përballë Besës.

“Shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe në tre ndeshjet e fundit të mbetura, sepse kam munguar në shumë ndeshje dhe po ndjehem shumë i etur të shënoj sa më shumë. Do të provoj të jap më të mirën dhe t’i ndihmojë skuadrës sa më shumë që është e mundur në këto ndeshje të mbetura. Patjetër që është ndjenjë e mirë të gjendemi në krye të tabelës, shokët e skuadrës kanë pasur sezon brilant dhe besoj se do të mbajmë së bashku këtë formë të lartë për të arritur qëllimin që kemi para vetes”, ka thënë John për faqen e Prishtinës.

Sulmuesi nigerian ka gjithsej 10 gola të shënuara në këtë stinor, që e bënë atë golashënuesi më i mirë te Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga