Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GABIMI I PORTIERIT, U KUSHTOI!

Pa fitues, lufta për mbijetesë vazhdon

Pa fitues, lufta për mbijetesë vazhdon


15 April, 2025 @21:36

Brenda 20 minutave të para u shënuan golat, ndërkaq pjesa tjetër e ndeshjes vazhdoi me luftë me disa raste - por jo sa për të gjetur fituesin. Dukagjini dhe Suhareka që po luftojnë për mbijetesë në Superligë nuk kanë arritur më shumë se nga një gol dhe në fund, janë ndarë: Dukagjini - Suhareka 1-1 [Faton Neziri 21’—Mevlan Zeka 11’].

Zeka shënoi me një goditje të fortë, nga vija e 16-metërshit kur pranoi topin nga Fitim Susuri për epërsi, ndërkaq pas një sulmi të rrezikshëm kur Altin Merlaku nuk arriti të gjejë portën kundërshtare, ka qenë një gabim amatoresk i portierit Eurolind Avdimetaj që pranoi gol nga gjysma e fushës, kur Faton Neziri krosoi thellë në zonë, ndërkaq ai nuk arriti ta kap topin!

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë, një rast i mirë i zëvendësuesit Ebrima Jatta, që qëlloi shtyllën për vendasit, ndërsa Suhareka te 16-shja nuk arrinte të gjente portën kundërshtare! Në fund, barazimi 1-1 bën që Dukagjini të dalë në pozitën e shtatë me 29 ndeshje ka 36 pikë, ndërkaq Suhareka mbetet e parafundit, e nënta me 33 pikë.

Në xhiron e radhës, Dukagjini i shkon Gjilanit, ndërkaq Suhareka pret Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga