RAHOVECI - TREPÇA

Pa fitues mes Rahovecit dhe Trepçës
16 October, 2021 @15:20
Me rezultat të barabartë 1-1 ka përfunduar ndeshja e sotme mes Rahovecit dhe Trepçës në Ligën e Parë.
Vendasit pjesën e parë e mbyllën në epërsi falë golit të Astrit Berishës, kurse mitrovicasit barazuan gjatë pjesës së dytë dhe ndeshja u mbyll pa fitues.
Ky barazim bën që Rahoveci të jetë i gjashti në Grupin A, kurse Trepça ndodhet dy vende më poshtë.
Xhiron e ardhshme, Rahoveci i shkon Vëllaznimit, kurse Trepça e pret Onixin.