PRISHTINA - DRENICA

Foto: V.G / TOPSPORTI
Pa fitues në “Fadil Vokrri”, pikët ndahen
24 April, 2022 @16:00
Pa fitues është mbyllur dueli i sotëm mes Prishtinës dhe Drenicës në “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje në fund u mbyll 1-1 (Leotrim Kryeziu 37’ / Osman Mëziu 45+3’).
Epërsia prishtinase erdhi në minutën e 37’, kur Leotrim Kryeziu shënoi për 1-0 pas shërbimit nga Besnik Krasniqi. Goli në fjalë u kontrollua nga sistemi VAR-i për shkak të pozicionit të mundshëm jashtë loje, por gjithçka ishte në rregull dhe goli u pranua.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Drenica e gjeti barazimin. Për 1-1 shënoi Osman Mëziu (45+3’) pas pasimit që i erdhi nga Genc Hamiti. Për Hamitin ky ishte asistimi i gjashtë personal këtë sezon.
Pjesa e dytë e përballjes kaloi me Prishtinën më kërkuese, por që gola nuk pati dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë nga ky takim.
Pas 30 ndeshjeve të luajtura deri më tash, Prishtina dhe Drenica kanë 3 pikë dallim mes vete në renditjen e Superligës.