STADIUMI I PRISHTINËS
Pa Qeveri, stadiumi s’bëhet. FFK s’rrezikon, ndeshjet në Shkodër
8 July, 2017 @15:13
Për shkak se punët në stadiumin e Prishtinës, nuk po shkojnë në ritmin e duhur dhe nevojitet edhe një miratim nga shteti për shumën shtesë të të hollave, e Qeveria e re ende nuk është konstituuar, FFK ka vendosur që të mos rrezikojë dhe ka paraqitur edhe ndeshjet e radhës të Kosovës të luhen në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Shkurt, kjo është ajo që ka raportuar Koha ditore në numrin e saj të sotëm, duke cituar edhe sekretarin gjeneral të FFK-së, Eroll Salihu.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA 2018
Rinovimi i stadiumit nuk do të përfundojë në muajin gusht, siç u planifikua. Për më tepër, do të duhen edhe 4 milionë euro tjera për përfundimin e punimeve sipas kërkesës së UEFA-së. E këto para, nuk do të mund të ndahen nga shteti pa u formuar Qeveria e re.
Kosova ka edhe 4 ndeshje për t’i zhvilluar në ciklin kualifikues për Botërorin Rusia 2018, ndërsa prej tyre, 2 janë si vendas. Me 5 shtator Kosova pret Finlandën, ndërsa më 6 tetor, Ukrainën.