HAMMERS
Bilic refuzon Iheanachon
7 July, 2017 @14:36
Trajneri kroat i West Ham Unitedit, Slaven Bilic, ka refuzuar kërkesën që drejtuesit e klubit t’ia sjellin sulmuesin e ri të Manchester Cityt, Kelechi Iheanacho në ekip.
Njoftimin e ka dhënë sot goal.com ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se Bilic nuk e ka dashur lojtarin pasi që nuk ka shumë përvojë në ndeshje të Premier Ligës.
Nigeriani 20 vjeçar, Iheanacho, ka qenë 5 herë startues te City në stinorin e kaluar në Premier Ligë, ndërsa si zëvendësues është futur 20 herë. Ai ka shënuar 4 gola për Cityn stinorin e kaluar në Premier Ligë.