MILAN SKRINIAR
Inter merr sllovakun që shpërtheu te Sampdoria
7 July, 2017 @12:32
Skuadra e Interit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me Sampdorian për lojtarin e tyre sllovak, Milan Skriniar.
Mbrojtësi 22 vjeç që në stinorin e dytë të tij te Sampdoria shpërtheu me lojëra të mira dhe me 35 paraqitje në Serie A, bëri emër dhe u pa nga ekipet e mëdha italiane.
Inter i ka uruar mirëseardhje në qytetin e modës lojtarit të ri sllovak, ndërsa i ka dëshiruar edhe fat lojtarit në stinorin e ri me fanellën kaltërezi.
Lojtarin të cilin Sampdoria e bleu për 1 milionë euro në janar të vitit 2016, thuhet të jetë blerë nga Interi për 18 milionë euro, ndërsa kontrata e tij është 5 vjeçare me ekipin nga Giuseppe Meazza.