BOTEV - PARTIZANI
Europa merr fund për Partizanin
6 July, 2017 @20:42
Europa League ka marr fund për skuadrën e Partizanit.
Të kuqtë nuk kanë arritur t’i revanshohen humbjes në ndeshjen e parë në Tiranë ndaj skuadrës bullgare Botev Plovdiv dhe duke pësuar edhe në ndeshjen e dytë, janë eliminuar nga garat europiane.
Ndryshe nga humbja e parë me rezultat 2-1, kësaj radhe ekipi tiranas u mposht me rezultat minimal, 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën 22’, nga mesfushori brazilian Felipe Brisola (►video).
Skuadra e Botev, në rrethin e dytë do të takohet me fituesin e duelit Vasas - Beitar Jerusalem.