EUROPA LEAGUE
Shkëndija mëson kundërshtarin e ri
6 July, 2017 @20:07
Skuadra e Shkëndijës, e cila arriti të kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues të Europa League, ka mësuar kundërshtarin e ri.
Tetovarët tani do të ndeshen me skuadrën nga Finlanda HJK Helsinki, e cila në eliminoi skuadrën nga Uellsi, Connahs Quay, me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Shkëndija në rrethin e dytë është kualifikuar duke e eliminuar skuadrën nga Molldavia, Dacia Chisinau.