TIRANA - MACCABI 0-3
Maccabi i fortë, Tirana eliminohet kokulur
6 July, 2017 @18:48
Skuadra e Tiranës është eliminuar nga Europa League që nga rrethi i parë kualifikues.
Shkaktar për këtë është kundërshtari nga Izraeli, Maccabi Tel Aviv, i cili e ka mposhtur ekipin tiranas me rezultat të përgjithshëm, 5-0, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 2-0.
Tirana i bëri ballë kundërshtarit vetëm në pjesën e parë, ku nuk pati gola, por që kartoni i kuq në minutën 45’ i sulmuesit afrikan, Yunus Sentamu, i ndryshoi gjërat në pjesën e dytë.
Së pari Aaron Schoenfeld (► video) shënoi për 1-0 në minutën 50’, duke dhënë rehati të konsiderueshme ekipit të tij.
Në minutën 80’ Barak Itzhaki (► video) e dyfishoi rezultatin dhe bëri që skuadra e Tiranës të shpërqëndrohet krejtësisht, pasi që vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goli i tretë, që u shënua nga Avi Rikan (► video), për rezultatin përfundimtar 3-0.
Me këtë, aventura e Tiranës në Europa League morri fund, derisa Maccabi në rrethin e dytë do ta pret fituesin e përballjes KR-SJK.