FUSHË KOSOVË

“Pampurët” një javë në Durrës
21 January, 2022 @16:00
Skuadra e Fushë Kosovës që këtë stinor 2021/22 arriti në Ligë të Parë të Kosovës nga Liga e Dytë, ka kryer përgatitjet e para në fushën stërvitore në Bërnicë dhe tash e tutje po bëhet gati për t’u nisur në Durrës, Shqipëri.
Klubi në fjalë ka bërë të ditur se të shtunën, 22 janar, do të nisen për në Durrës, ku do të qëndrojnë për një javë për të kryer fazën e dytë përgatitore.
Gjithashtu, në njoftimin e lëshuar nga KF Fushë Kosova, është bërë e ditur se do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore në Shqipëri, por ndaj kujt nuk është theksuar.