TRAJNERI GREK
Papadopoulos para ndeshjes njoftohet me lojtarët e Trepçës
11 November, 2016 @9:01
Trajneri i ri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, sot ka marrë rrugë për Kosovë kur edhe pritet të arrijë në vendin tonë.
Ai parashikohet që nesër të ketë takimin e parë me lojtarët e Trepçës, pasi që të akomodohet sot.
Papadopoulos do të jetë trajneri i parë grek në basketbollin kosovar, ndërsa personi në fjalë për 6 vjet ka punuar me trajnerin më të vlerësuar europian të basketbollit, Zeljko Obradovic dhe llogaritet t’i sjellë mësimet e tij te ekipi mitrovicas.
Trepça pas tre humbjeve radhazi (nga Bashkimi, Sigal Prishtina dhe Feni Industries) ndau rrugët me trajnerin kroat, Neven Plantak.
Këtë fundjavë, Trepça ndeshet me Kerasan Prishtinën. Dueli luhet nesër prej orës 15:00 në Prishtinë, që pritet edhe të jetë dalja e parë e trajnerit të ri të ekipit mitrovicas në basketbollin kosovar.
Dueli i parë i rëndësishëm për Papadopoulosin do të jetë ndeshja Trepça-Sutjeska që zhvillohet më 16 nëntor në “Minatori” të Mitrovicës në kuadër të BIBL.
FAKT:
Neven Plantak është trajneri që e kishte bërë kampion KB Trepçën për herë të fundit në histori. (stinori 2011/12) | Neven Plantak është trajneri me të cilin KB Trepça për herë të fundit ka fituar trofe në basketbollin vendor. |