DEKLARATA E SHIMËS
Shima: Kishim mungesa
10 November, 2016 @15:09
Basketbollisti i posatransferuar te Tirana, Gerti Shima, i cili debutoi në ndeshje ndaj Karpos Sokolit mbrëmë për ekipin e tij të ri, ka thënë se ekipit i munguan disa lojtarë të lënduar që kanë çuar në humbje të Tiranës.
“Karpos luajti ndeshje shumë të mirë, veçanërisht në pjesë të parë dhe e merituan fitoren. Neve na munguan disa lojtarë të lënduar. Kjo ka qenë ndeshja ime e parë me Tiranën prej se arrita nga Sigal Prishtina dhe kam pasur vetëm disa stërvitje me ekipin. Pjesëmarrja në BIBL është përvojë shumë e mirë për Tiranën dhe shpresoj që do të bëhemi edhe më të mirë në ndeshjet tjera,” ka thënë Shima shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Shima debtoi me double double te Tirana mbrëmë. Ai shënoi 26 pikë dhe 13 kërcime në 39 minuta sa i kaloi në parket me ekipin e radhës bardhekaltër.