FIBA EUROPE CUP
Peja mposhtet në ‘Karagaç’
9 November, 2016 @21:13
Edhe pse ndeshja u prit me entuziazëm të madh pas paraqitjes fantastike që kishte bërë Peja në ndeshjen e parë ndaj Clujit në Rumani, pejanët u mposhtën me rezultat të thellë në ‘Karagaç’ sonte.
Mysafirët e dominuan komplet takimin, ndërsa i vetmi çerek ku vendasit treguan diçka ishte çereku i katërt, ku pejanët shënuan 2 pikë më shumë se kundërshtari i relaksuar.
Më i dalluari tek pejanët sonte ishte Lamarcus Reed me 18 pikë, 5 kërcime e 9 asistime, i ndihmuar nga Alban Veseli me 13 pikë e 9 kërcime dhe Burwell e Dohlman me nga 13 pikë secili.
Tek Cluji fitues u dalluan Moldoveanu me 25 pikë e 7 kërcime dhe Rasic me 20 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Pas 4 ndeshjeve, Peja tashmë ka 1 fitore e 3 humbje, ndërsa Cluji vazhdon super formën me 4 fitore radhazi.
PEJA
1 | LaMarcus Reed | 18 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
2 | Alban Veseli | 13 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
3 | Kewin Burwell | 13 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
4 | Noah Dahlman | 13 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Salih Nuhanovic | 6 pikë | 5 topa të vjedhur | 4 kërcime |
6 | Mirza Ahmetbasic | 6 pikë | 1 asistim | - |
7 | Rron Grapci | 5 pikë | 1 asistim | 1 kërcim |
8 | Arti Hajdari | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Leonard Mekaj | 0 pikë | 1 kërcim | - |
CLUJ
1 | V. Moldoveanu | 25 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | A. Rasic | 20 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
3 | F. Adamovic | 19 pikë | 6 asistime | 4 kërcime |
4 | O. Barro | 14 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
5 | K. Dykes | 8 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
6 | R. Torok | 6 pikë | - | - |
7 | M. Pustozvonov | 5 pikë | 3 asistime | 2 kërcim |
8 | A. Toth | 2 pikë | 1 kërcim | - |