FIBA EUROPE CUP
Prishtina humb gjasat për kualifikim
9 November, 2016 @20:22
Me humbje është mbyllur edhe ndeshja e katërt e Prishtinës në kuadër të FIBA Europe Cup.
Kampioni në fuqi i Kosovës dhe Ballkan Ligës u mposht me rezultat 71-81 nga skuadra turke e Demirit, duke humbur kështu gjasat për kualifikim.
Prishtina zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, me epërsinë që kalonte herë tek njëra e herë tek skuadra tjetër, mirëpo mysafirët ndeshjen e kontrolluan gjatë çerekut të katërt, duke shfrytëzuar gabimet e shumta personale në radhët e Prishtinës. Të ngarkuar me shumë personale ishin Hajrizi e Trajkovski dhe kjo ndikoi automatikisht në ‘zbutjen’ e mbrojtjes vendase.
Më të dalluarit për Prishtinën ishin Jabarie Hinds me 17 pikë dhe Drilon Hajriz me 16 pikë, kurse tek skuadra fituese u dalluan Angelo Caloiaro me 21 pikë dhe Ceyhun Altay me 14 pikë.
Pas 4 ndeshjeve, Prishtina ndodhet në vendin e fundit në grup me 4 humbje, kurse Demiri ka 3 fitore e 1 humbje dhe ndodhet në vendin e dytë.
TABELA AKTUALE E GRUPIT H
1.Enisey (RUS) | 4-0 | ||
2.Demir Insaat (TUR) | 3-1 | ||
3.Rilski Sportist (BUL) | 1-3 | ||
4.Sigal Prishtina (KOS) | 0-4 |
SIGAL PRISHTINA
1 | Jabarie Hinds | 17 pikë | ||
2 | Drilon Hajrizi | 16 pikë | ||
3 | Malcolm Rhett | 13 pikë | ||
4 | Marcel Jones | 8 pikë | ||
5 | Granit Rugova | 8 pikë | ||
6 | Bojan Trajkovski | 7 pikë | ||
7 | Andrew Lawrence | 2 pikë |
DEMIR INSAAT
1 | Angelo Caloiaro | 21 pikë | ||
2 | Ceyhun Altay | 14 pikë | ||
3 | Kahiem Seawright | 13 pikë | ||
4 | Clevin Hannah | 9 pikë | ||
5 | Osiris Eldridge | 9 pikë | ||
6 | Kenneth Hayes | 8 pikë | ||
7 | Andrija Stipanovic | 4 pikë | ||
8 | Tayfun Erulku | 1 pikë | ||
9 | Burak Yildizli | 1 pikë |