TIRANA NË SHKUP
Tirana e përforcuar kërkon fitoren e parë jashtë
9 November, 2016 @11:52
Skuadra e Tiranës që këtë stinor po debuton në Ligën Ballkanike është duke e kërkuar sonte fitoren e dytë në Grupin B.
Bardhekaltërit nga kryeqyteti i Shqipërisë së fundi janë përforcuar me Gerti Shimën dhe shpresojnë të marrin fitoren e parë jashtë terrenit të tyre.
Përballë Tiranës do të jetë ekipi shkupjan, Karpos, që ende nuk ka shijuar fitoren në këtë grup dhe së fundi ka ndërruar trajnerin për rimëkëmbje të skuadrës.
Ndeshja Karpos - Tirana nis në ora 19 sonte.