NGA INFORMATORI NR. 6
Pas derbit ndaj Prishtinës, gjobitet Trepça
8 November, 2016 @15:10
Trepça përveç që ka humbur derbin ndaj Sigal Prishtinës në fundjavë, sot ka pranuar edhe gjobat e shqiptuara nga Komesari i Garave, pas botimit në Informatorin e gjashtë të Superligës.
Kështu, Trepça është dënuar me 300 euro për shkak të hudhjes së letrave që shkaktoi vonesë në nisjen e ndeshjes, si dhe gjatë ndeshjes hudhjen e gjësendeve të forta si shkrepëse dhe shishe plastike.
Njashtu, ekipi mitrovicas është dënuar me 50 euro shtesë për mosrespektimin e Nenit 27.1 të Propozicioneve të Garave, që thotë se organizatori duhet të sigurojë paisje zërimi për prezentim lojtarësh dhe dhënie informatash gjatë ndeshjes.
Derisa ekipi është dënuar me 350 euro në total për pikat e cekura, nga lojtarët janë gjobitur Jeremy Wise me 50 euro për shkak të gabimit teknik si dhe Drilon Hajrizi i Prishtinës me 50 të tjera për arsye të njejtë.
FAKTE:
Në ndeshjet tjera të Superligës nuk ka pasur gjoba e as dënime, përveç lojtarit të KB Bashkimi, Mikaile Tmusic €50 për gabim teknik. |