PARA NDESHJES PEJA-CLUJ
Peja kërkon revansh ndaj Clujit
8 November, 2016 @18:57
Ekipi i Pejës që në përballjen e kaluar të FIBA Europe Cup shënoi fitoren e parë dhe historike të ekipit, duke e mposhtur AEK-un, nesër mbrëma kërkon që të vazhdojë me këtë ritëm.
Përballë do të jetë ekipi rumun i Clujit, që i mposhti në ndeshjen e parë pas një lufte dhëmbë për dhëmbë deri në minutën e fundit, kur ekipi rumun e morri lojën dhe fitoi.
“Secila ndeshje dallon prej tjetrës, andaj ajo që na ka ndodhur në ndeshjen e parë në Rumani kur humbëm në çerekun e fundit nuk do të thotë se do të përsëritet. Duhet të japim maksimumin, pasi është ndeshje e rëndësishme. Kevin Burwell sapo ka ardhur dhe nuk e di se a do të jetë i gatshëm. Por, nuk ka arsyetime dhe ne duhet të dalim në parket dhe të luftojmë për fitore. Po ashtu, pres përkrahjen e madhe të tifozëve tanë, sepse ata janë arma jonë më e fortë,” - ka thënë Aleksandar Todorov, trajner i Pejës për FBK-në sot.
Peja pas tri xhirove të zhvilluara ka bilanc 1-2, ndërsa Cluji është i pamposhtur me bilanc 3-0.
GRUPI I i FIBA EUROPE CUP:
1 | Cluj (RUM) | 3-0 | ||
2 | Gaziantep (TUR) | 2-1 | ||
3 | Peja (KOS) | 1-2 | ||
4 | AEK (QIP) | 0-3 |