CAVS vs HAWKS
Kampioni njoftohet me humbje
9 November, 2016 @9:09
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, sot pësoi humbjen e parë të stinorit, pas shtatë ndeshjeve të stinorit, kundër Atlanta Hawksit me rezultat 110-106.
Denis Schroder 28 pikë, Kent Bazemore 25 pikë dhe Paul Milsap 21 pikë, ishin “aktorët” kryesorë në fitoren e shqiponjave kundër Cavsit, derisa në anën tjetër nuk mjaftuan 29 pikët e Kyrie Irvingut, 24 të Kevin Lovet dhe 23 pikët e LeBron Jamesit për fitore.
Kjo ishte humbja e parë e Clevelandit, derisa i kanë 6 fitore deri më tani, ndeshjen e radhës kampioni aktual do të luaj kundër Washington Wizardsit.