GAZIANTEP
Rivali i Pejës përforcohet
9 November, 2016 @16:01
Rivali i Pejës në FIBA Europe Cup, Gaziantep Basketbol, është përforcuar me një basketbollist të ri.
Ekipit turk i është bashkuar basketbollisti amerikan 30 vjeçar, Davon Jefferson.
Jefferson vitin e kaluar ka luajtur në kampionatin rus me skuadrën, Krasny Oktyabr, ku ka pasur mesatare prej 18.4 pikëve dhe 8.6 kërcimeve për ndeshje, ndërsa ka pasur karrierë edhe me skuadra të ndryshme nga Rusia, Korea, Franca, Izraeli etj.
Peja me Gaziantepin ishte takuar javën e kaluar, ndërsa ndeshjen kthyese do ta luajë më 23 nëntor.