TREPÇA
Trepça në bisedime me dy trajnerë të huaj
9 November, 2016 @17:52
Drejtuesit e skuadrës së Trepçës, janë në kërkim të trajnerit të ri, pasi nga skuadra u largua trajneri i deritashëm, Neven Plantak.
Sekretari i Trepçës, Kemajl Muja, për të përditshmen Koha Ditore ka thënë se janë në bisedime me dy trajnerë të huaj, duke mos dashur t’i publikojë emrat e tyre.
Megjithatë, Muja tregoi se trajnerët me të cilët janë në bisedime janë njëri boshnjak dhe tjetri grek.
Trajneri i ri i Trepçës pritet të emërtohet së paku para ndeshjes me Sutjeskën që do të luhet më 16 nëntor në Ligën Ballkanike.