FIBA EUROPE CUP
Si mund të kalojë Peja në fazën tjetër?
9 November, 2016 @23:27
Kanë mbetur edhe dy xhiro për tu zhvilluar në FIBA Europe Cup dhe debutuesja kosovare aty, Peja, ka ende gjasa për të siguruar fazën e dytë.
Por, si duhet arritur aty?
Në dy ndeshjet e mbetura Peja do të luaj si mysafire e AEK Larnacas dhe si vendase ndaj Gaziantepit.
Kurse, opcionet që Peja të shkojë tutje janë këto:
Verdhezinjtë duhet të mposhtin AEK-un si mysafir në xhiron që vjen, pa marrë parasysh rezultatin.
Kurse në xhiron e fundit duhet të kalojnë Gaziantepin në “Karagaç”, me 19 pikë epërsi së paku për të bërë bilancin 3-3 dhe për të shkuar tutje.
Gaziantep, gjithashtu ndeshjen e radhës duhet ta humb nga Cluji.
Në çfarëdo rasti tjetër, Peja eliminohet nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup.
Skuadra tjetër kosovare, Sigal Prishtina, me bilanc 0-4 tashmë është eliminuar nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup.
Ndeshjet e mbetura:
16 nëntor 2016 | AEK Larnaca - Peja | ||
16 nëntor 2016 | UBT Cluj - Gaziantep | ||
22 nëntor 2016 | Peja - Gaziantep | ||
22 nëntor 2016 | AEK Larnaca - UBT Cluj |
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | UBT Cluj (Rumani) | 4-0 | ||
2 | Gaziantep (Turqi) | 3-1 | ||
3 | Peja (Kosovë) | 1-3 | ||
4 | AEK Larnaca (Qipro) | 0-4 |