FIBA EUROPE CUP
Reed: Ndeshja më e dobët e stinorit
9 November, 2016 @22:59
Basketbollisti amerikan i Pejës, LaMarcus Reed, ka thënë se paraqitja e sontme e Pejës ndaj Clujit duhet harruar.
Duke e cilësuar si ndeshjen më të dobët të stinorit për verdhezinjtë, Reed ka shtuar se gjasat për të rregulluar bilancin ekzistojnë dhe duhet luftuar për atë.
“Jam i dëshpëruar me humbjen nga Cluj sonte. Asgjë nuk shkoi sipas planit tonë dhe kjo ishte arsyeja pse humbëm,” tha Reed fillimisht, shkruan faqja zyrtare e Pejës sonte.
“Mendoj se kishim nevojë për më shumë energji dhe nuk duhet të lejojmë gjëra të tilla të ndodhin sepse loja kundër Clujit sonte ka qenë ndeshja më e dobët e këtij edicioni për ekipin tonë. Kemi ende gjasa të rregullojmë çdo gjë dhe të qëndrojmë fortë në ndeshjet e radhës,” ka shtuar ai.
Reed ka qenë shumë i mirë sonte individualisht. Ai përfundoi ndeshjen me double-double prej 18 pikëve dhe 10 kërcimeve, por kjo nuk solli fitoren për Pejën.