GREKU NË MITROVICË
Trepça zyrtarizon Papadopoulosin trajner
9 November, 2016 @23:57
Ekipi mitrovicas vetëm dy ditë pas largimit të kroatit Neven Plantak, ka zyrtarizuar në radhët e saja trajnerin grek, Dimitris Papadopoulos.
Papadopoulos 50 vjeç, që ka punuar si ndihmës trajner për shtatë vjet me Zeljko Obradovicin te Panathinaikos (2000-2007) ka qenë edhe trajner i ekipeve si Apollon Patras, Pagrati Athens dhe AEK Athens.
Ai për tre vite ka qenë edhe ndihmës trajner i reprezentacionit të Greqisë (2005-2008) ndërsa së fundi ka drejtuar ekipin nga Tunisi, ES Sahel, me të cilin ka fituar Kupën e atij vendi.
Trepça aktualisht ka shënuar vetëm një fitore në Ballkan Ligë, ku po debuton, ndërsa në Superligë nuk ka shënuar fitore ndaj asnjërës prej rivalëve të pjesës së epërme të tabelës.