Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE

Parker, basketbollisti i vitit

Parker, basketbollisti i vitit


28 January, 2015 @14:23

Për herë të dytë rresht, Tony Parker, është zgjedhur basketbollisti më i mirë europian i vitit.

Basketbollisti françez ka arritur ta fitojë këtë çmim duke e lënë pas tij serbin, Milos Teodosic dhe françezin tjetër, Boris Diaw, të cilët ishin ndër tre më të votuarit nga tifozët dhe ekspertët e basketbollit europian.

Parker në vitin 2014 është shpallur kampion me skuadrën e San Antonios, duke e fituar unazën e katërt të NBA-së në karrierë, që është edhe rekord për një basketbollist europian.

Javën e kaluar ishte shpallur edhe basketbollisti më i mirë i ri nga FIBA Europe, të cilin e kishte fituar kroati Dario Saric.



Rezultatet e votimit për basketbollistin më të mirë europian

1 Emri dhe skuadra e lojtarit Votat e fansave Votat e ekspertëve
2 Tony Parker (San Antonio Spurs) 10666 382
3 Milos Teodosic (CSKA) 29191 248
4 Boris Diaw (San Antonio Spurs) 9440 287
5 Goran Dragic (Phoenix Suns) 9678 185
6 Bogdan Bogdanovic (Fenerbahce Ulker) 29094 116
7 Pau Gasol (Chicago Bulls) 5879 144
8 Dirk Nowitzki (Dallas Mavericks) 5994 131
9 Sergio Rodriguez (Real Madrid) 4976 71
10 Jonas Valanciunas (Toronto Raptors) 8863 52
11 Alessandro Gentile (EA Milano) 5645 12

 
Të gjitha lajmet nga