Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALAGA - REAL MADRID

Pas 5 viteve, Reali kampion i La Ligas!

Pas 5 viteve, Reali kampion i La Ligas!


21 May, 2017 @21:44

Ashtu siç pritej, Reali nuk ka gabuar në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Malagas, për ta fituar kështu titullin e La Ligas përkundër fitores së Barcelonës në ndeshjen përkatëse ndaj Eibarit. Ky është titulli i parë për madrilenët që nga sezoni 2011/2012.

Realit i mjaftonte një barazim sonte, mirëpo madrilenët nuk lejuan ‘ethe’ për fansat dhe ndeshjes ia dhanë kahun e duhur që nga minuta e dytë, me Ronaldon që shënoi për 0-1 pas asistimit të Iscos. Më pas, ishte Karim Benzema ai që shënoi për 0-2 në pjesën e dytë për ta vulosur fatin e takimit.

TABELA PËRFUNDIMTARE LA LIGA

Ky është titulli i 33-të në histori për Real Madridin në kuadër të La Ligas, ndërsa sezoni për skuadrën e Zidanet nuk ka mbaruar ende, pasi që me 3 qershor kjo skuadër e luan finalen e Champions Leagues ndaj Juventusit.


 
Të gjitha lajmet nga