MILAN-BOLOGNA
Pas 3 vitesh, i kthehen garave europiane
21 May, 2017 @19:50
Me fitore 3-0 ndaj Bolognës, me golat e shënuara në pjesë të dytë, Milan i është kthyer garave europiane prej Serie A-së, duke kapur vendin e gjashtë të klasifikimit.
Gerard Deulofeu, Keisuke Honda dhe Gianluca Lapadula kanë shënuar nga një gol në 20 minutat e fundit të ndeshjes për t’i siguruar të përzgjedhurve të Vincenzo Montellas, Europa Ligën në stinorin e ardhshëm.