PAS NDESHJES
Ramadani: Futbollistët po mendojnë për garat evropiane
20 May, 2017 @20:54
Përveç Thaqit, pas ndeshjes mes Prishtinës dhe Trepçës ‘89 foli edhe Zekerija Ramadani, kryetrajneri i skuadrës mitrovicase.
“E konsideroj se fajtor jam unë që nuk ia dola të motivoj ekipin për ndeshjen e sotme, pasi që ne tani më nuk kemi objektiva dhe futbollistët po mendojnë vetëm për garat evropiane. Më vjen mirë që Trepça ‘89 i motivon skuadrat tjera dhe Prishtinën e uroj për fitoren e arritur sot me meritë.” - u shpreh Ramadani pas humbjes.