KUKESI-SKENDERBEU
Kukësi kampion i Shqipërisë, për herë të parë
20 May, 2017 @19:40
Kukësi është kampion për herë të parë në futbollin e Shqipërisë. Ekipi verilindor i Shqipërisë ka arritur të mposht Skënderbeun e Korçës në një ndeshje kundërthënëse 2-0 për t’u bërë për herë të parë kampion i Superiores shqiptare në histori të klubit dhe për të ndalë dominimin 6 vjeçar të korçarëve, kundërshtarë të sotmë.
Ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, Pero Pejic, që i ka sjellë festën kukësianëve, me dy golat e tij në fitore, të parën nga penalltia dhe të dytën në fund të ndeshjes, ndërsa Skënderbeu përfundoi takimin me 9 lojtarë në fushë, pasi që më parë dy lojtarë të skuadrës u skuqën nga referi Enea Jorgji.
Hamdi Salihi do të mbahet mend për shkyerjen e kartonit të kuq të referit në ndeshje, e veçantë kjo, kur Jorgji ndëshkoi Tefik Osmanin me të kuqe.
Skënderbeu pati dy raste tejet të mira për të shënuar, por ndaljet e sulmuesve të tyre (Liridon Latifi në një dhe Hamdi Salihi në rastin tjetër) mbetën në kërkim të penalltisë nga referi, që nuk sinjalizoi në pikë të bardhë.
Polemika e çkamos në Zeqir Ymeri, ndërsa Kukësi shpallet kampion.