LLAPI-DRENICA
Llapi mposht Drenicën
20 May, 2017 @19:02
Me fitoren e Llapit është mbyllur takimi i luajtur mes Llapit dhe Drenicës në Podujevë, takim i cili dhuroi një pjesë të dytë me plot 5 gola.
Të parët në epërsi kaluan llapjanët me golin e Florim Bërbatovcit në minutën e 49’, ndërsa barazimi i mysafirëve nga Drenica erdhi në minutën e 59’ përmes Kreshnik Ukës, i cili e shfrytëzoi maksimalisht asistimin e Kreshnik Lushtakut.
Mirëpo, gjithçka mori kahje tjetër kur Artan Haxhaj i Drenicës u përjashtua nga loja në minutën e 65’ të takimit. Kjo ia lehtësoi Llapit gjërat dhe goli i epërsisë erdhi nga Hamdi Namani në minutën e 74’. I njëjti lojtar shënoi edhe për 3-1, gol i cili e vulosi fitoren e Llapit. Kur ndeshja veçse ishte e mbyllur, Llapi e gjeti edhe golin e katërt përmes Edon Zeqirit dhe takimi u mbyll me rezultatin përfundimtar 4-1.
Kjo fitore ia ruan skuadrës së Tahir Batatinës vendin e tretë, mirëpo vëmendja e skuadrës mbetet në finalen e Kupës ndaj Besës, ku fitorja eventuale do t’i dërgonte llapjanët në garat evropiane. Në anën tjetër, Drenica mbetet e qetë përkundër humbjes.