NË SUEDI
Shkëlqim Pacolli zyrtarizohet nga Linkoping
18 May, 2017 @22:42
Futbollisti që ka qenë kapiten i përfaqësueses U21 të Kosovës, Shkëlqim Pacolli, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë 2 vjeçare me ekipin suedez Linkoping, ka bërë të ditur vetë ekipi në një njoftim sonte.
Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe Hajvalisë, Pacolli, është parë si një lojtar ideal për mesfushë, ndërsa zyrtari i klubit Melke Alan ka thënë se ai i ka pëlqyer drejtuesve pasi që ka kaluar testet, duke qenë i aftë të luaj në disa pozita si mesfushor, edhepse në anën e majtë është pozita e tij natyrale.
Pacolli është aktualisht 23 vjeç, ndërsa pritet të debutojë së shpejti për Linkopingun.