COPPA ITALIA FINALE
Kupa e tretë me radhë, historike
17 May, 2017 @23:10
Me fitore ndaj Lazios 2-0 në finalen e Olimpicos, Juventus është bërë ekipi i parë që për tre vite radhazi fiton Kupën e Italisë.
Ky përndryshe është trofeu i parë i sivjetëm për bianconerët e Max Allegrit, të cilët janë shumë afër tripletës (titullit kampion dhe në finale të Ligës së Kampionëve).
Juventus ka qenë i shpejtë në golat e shënuara, falë asistimeve të Alex Sandros, ku të parën e shënoi Dani Alves, ndërsa të dytën Leonardo Bonucci dhe të dyja këto gola erdhën në 24 minutat e para të ndeshjes.