MUNGESA
3 ndeshje moslojë për Papuqin
18 May, 2017 @10:36
Komisioni Disciplinor i shkallës së parë të FFK-së e ka dënuar me 3 ndeshje moslojë futbollistin e Besës, Fisnik Papuqi, për shkak të protestimit të tij ndaj vendimit të gjyqtarit në ndeshjen Drenica-Besa, ku ai e morri kartonin e kuq.
“Ndëshkim me karton të kuq (protestim jo tolerues në vendimin e gjyqtarit kryesor pas akordimit të penalltisë) në ndeshjen e xhiros XXXI, dënohet me ndalesë loje për 3 ndeshjet e radhës të organizuara nga FFK,” ka bërë të ditur njoftimi i FFK-së.
Me këtë, Papuqi përveç që nuk do të jetë në ndihmë të skuadrës në dy ndeshjet e mbetura të Superligës, ai do të mungojë edhe në finalen e Kupës, ku Besa do të luaj me Llapin.