VLLAZNIA-KEK
Vllaznia siguroi barazhin
18 May, 2017 @9:11
Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit ka arritur suksesin më të madh të saj si klub në Kosovën e pavarur.
Ekipi me fitore të djeshme ndaj KEK-ut ka siguruar barazhin për Superligë të Kosovës në futboll, ndërsa ekipi nga Pozharani fitoi 3-0 ‘elektricistët’ me anë të golave të shënuara nga Premton Muja, Shaban Sulimani dhe Lirian Ferati.
Tash, në dy xhirot e mbetura Vllaznisë i ka mbetur vetëm të përcaktojë përfundimisht a do të mbetet në vend të tretë apo të katërt për të kuptuar kundërshtarin e barazhit nga Superliga.
Vllaznia mund të ndeshet me Dritën (si është tabela aktuale), por nëse ka lëvizje në klasifikim në 2 xhirot e fundit, atëherë opcione mund të jenë: Ferizaji, e ndoshta edhe Liria.