LEICESTER-TOTTENHAM
Kanë në krye, Tottenham mposht ish-kampionin
18 May, 2017 @22:51
Sulmuesi i reprezentacionit të Anglisë, Harry Kane, ka shënuar 4 gola sonte në përballjen që ekipi i tij Tottenham Hotspur e fitoi ndaj Leicester Cityt në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së XXXIV të Premier Ligës.
Me golat e shënuara sonte, Kane ka dalë në vend të parë të golashënuesve të Premier Ligës, duke e ngritur kuotën e golave të shënuara këtë stinor në kampionat në 26, një xhiro para përfundimit të stinorit dhe duke e lënë pas Romelu Lukakun e Evertonit me 24 gola.