DËNIME
Dënohen Vëllaznimi e Dukagjini
19 May, 2017 @16:50
Pas takimit të zhvilluar ndërmjet tyre fundjavën që e lamë pas, Vëllaznimi dhe Dukagjini janë dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Vëllaznimi është dënuar me 800 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes, fyerjeve dhe sharjeve të dyanshme të spektatorëve nikoqirë dhe atyre mysafir, ndërsa Dukagjini është dënuar me 600 euro për shkak të sjelljeve josportive të shikuesve mysafirë (fyerje, sharje, ofendime, hudhje e gjasendeve në fushë dhe dëmtimi i rrethojës së fushës në momentin e shënimit të golit të dytë).
Ndeshja përfundoi me fitoren e gjakovarëve, të cilët e siguruan kalimin në Superligë.