PRISHTINA-TREPÇA89
Mankenda vendos derbin e kreut
20 May, 2017 @19:23
Kampioni i ri i Kosovës, Trepça’89, ka pësuar humbjen e parë prej se po feston titullin kampion.
Prishtina ka mposhtur Trepçën’89 sot në Obiliq, ndërsa ka sigururuar pozitën e dytë në klasifikim dhe tashmë, ekipi nga kryeqyteti pret vetëm kiksin e Llapit në finale të Kupës për të kërkuar garat europiane për stinorin 2017/18.
Ka qenë Gauthier Mankenda që ka shënuar një gol të bukur në fillim të ndeshjes, që është treguar i mjaftueshëm për fitore të bardhekaltërve të drejtuar nga Arsim Thaqi sot në Agron Rama.
Trepça’89 përkundër paraqitjes së mirë nuk ka arritur t’i bëj ballë Prishtinës, që ishte shumë më kërkuese dhe pati edhe raste tjera për shënim përmes Basit Khalidit.
Në fund, Prishtina vuloset si nënkampione dhe pret finalen e Kupës së Kosovës për të parë ndeshjen Besa-Llapi, duke shpresuar në fitore të Besës, që ua siguron kryeqytetasve Europa Ligën.