VELLAZNIMI-DEÇANI
E nënta fitore me radhë për Vëllaznimin
21 May, 2017 @18:56
Vëllaznimi i Gjakovës ka marrë lidershipin e Ligës së Parë një xhiro pa përfunduar stinori në këtë ligë.
Me fitore të thellë ndaj Deçanit 5-0 në Gjakovë sot, ku Egzon Gashi shënoi hat-trick ndërsa Lekë Vula dhe Ilir Syla nga një, Vëllaznimi ka marrë kryesimin e Ligës së Parë për kah golaverazhi, pasi që ka pikë të njejta me Flamurtarin.
Deçani në anën tjetër tashmë ka garantuar Ligën e Dytë dhe ekipi në fjalë nuk ka shfaqur më të mirën e saj në Gjakovë.