MEDIA
“Më vjen turp që jam kryetar i një ekipi nga Superiorja!”
21 May, 2017 @10:17
Kreu i Skënderbeut, Ardian Takaj, në deklaratën e tij pas ndeshjes së djeshme, ku Kukësi u shpall kampion, pasi që gjunjëzoi korçarët, ndër të tjera ka thënë se i vie turp të jetë drejtues i një ekipi në Superioren shqiptare.
“Kemi treguar se jemi ekipi më i mirë i kampionatit. Mbi 60 minuta kemi mbajtur Kukësin nën presion edhepse ishim me një lojtar më pak në fushë. Edhe pas të kuqes së dytë, ne ishim përsëri më aktiv se Kukësi,” ka thënë Takaj, shkruan Panorama Sport sot.
“Të paktën Shqipëria e pa çka ndodh në futbollin shqiptar. Mua më vjen turp që jam kryetar i një ekipi nga Superiorja. I kemi treguar çdokujt, se Skënderbeu nuk ka qenë rastësisht 6 herë radhazi kampion,” ka shtuar njëshi i korçarëve.
Drejtuesit e Skënderbeut kishin kërkuar referë të huaj për këtë ndeshje, por një gjë e tillë nuk u lejua. Kukësi fitoi 2-0 dhe siguroi titullin kampion, ndërsa ndeshja kaloi me shumë kundërshtime për referim.