FLAMURTARI - DRENICA
Pas gati një muaji, Drenica merr pikë jashtë
10 May, 2019 @19:44
Drenica ka arritur të dalë e pamposhtur si mysafir sot në Fadil Vokrri, për të shkëputur një pikë tejet të rëndësishme nga Flamurtari që po tenton të dalë nga zona e barazhit.
Kuqezinjtë e Tahir Lushtakut kanë luftuar përgjatë gjithë ndeshjes dhe kanë pasur rast për të shënuar, por goli nuk ka ardhur.
E njëjta mund të thuhet edhe për Flamurtarin, por për të cilët fitorja do të thoshte shumë më shumë.
Ekipi i Arsim Thaçit nuk ka pasur shumë raste, përveç disa gjysmërasteve të Florim Bërbatovcit, ndërsa Alban Shillova që në pjesë të parë të sezonit ka qenë i pakapshëm për kundërshtarët, tash vazhdon të hesht, edhepse trajneri ia dha rastin në 35 minutat e fundit të ndeshjes.
Drenica ka pasur raste të mira për të shënuar me Armend Abazin në pjesë të parë. Jo një, por tre sosh. Ekipi nga Skenderaj ishte më afër fitores sot.
Në fund ndarja e pikëve më shumë i konvenoi mysafirëve, që ishin afër tre pikëve. Tash, të dyja skuadrat hynë në dy xhirot e fundit me mundësi rënie në barazh, ndërsa lufta pritet të jetë e ashpër për mbijetesë.
Në xhiron e parafundit Flamurtari i shkon Dritës në konak, ndërsa Drenica pret Ballkanin, në një tjetër derbi mbijetese.