Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: ROCKETS - WARRIORS

Pas vazhdimeve ngushtohet seria

FOTO/ nba

Pas vazhdimeve ngushtohet seria


5 May, 2019 @11:27

Skuadra e Houston Rocketsit, në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, arriti ta mposhtë Golden State Warriorsin pas vazhdimeve me rezultat 126-121.

Djelmoshat e trajnerit Mike D’Antoni, gjatë ndeshjes e ngritën epërsinë deri në 13 pikë, por në pjesë të dytë të ndeshjes, me performancën e super yllit Kevin Durant, Golden State e ngushtoi epërsinë dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime në skenë doli super ylli i Houstonit, James Harden. Kishin mbetur edhe disa sekonda, ai e mori përgjegjësinë dhe duke shënuar nga vija e treshit bëri që të dorëzohet kundërshtari dhe kështu përfundoi ndeshja me rezultat 126-121.

James Harden shkëlqeu me 41 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, derisa mori ndihmë 30 pikëshe edhe nga Eric Gordon.

Në anën tjetër, Kevin Durant u dallua me 46 pikë dhe Draymond Green luajti me triple-double prej 19 pikëve, 11 kërcimeve e 10 asistimeve, por nuk mjaftoi për fitore.

Tani rezultati në seri është 2-1 në favor të Warriorsave. Ndeshja e katërt e serisë do të luhet më 7 maj në ora 03:30 përsëri te palestra e Houstonit.


 
Të gjitha lajmet nga