76ers - THUNDER
Paul George hero i OKC
20 January, 2019 @12:36
Paul George duke shënuar nga vija e treshit në sekondat e fundit të ndeshjes, u bë hero i Oklahomës në fitoren e skuadrës, ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 115-117.
George gjatë ndeshjes luajti me 31 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga partneri i tij Russell Westbrook me 21 pikë, 10 kërcime e 6 asistime.
Te Philadelphia më i dalluari ishte Joel Embiid me 31 pikë.
Kjo ishte fitorja e 19 rresht e Oklahomës kundër Philadelphias, ku kjo shifër është më e gjata aktualisht ndaj një kundërshtari.
Oklahoma në total i ka 27 fitore e 18 humbje dhe gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore, derisa Phily me 30 fitore e 17 humbje është në pozitën e katërt në Konferencën Lindore.