CLIPPERS - WARRIORS

FOTO/ nba
Cousins rikthehet, seria ngritet në 7
19 January, 2019 @11:14
Golden State Warriors, duke e mposhtur Los Angeles Clippersin me rezultat 94-112, e ngriti serinë e fitoreve në 7 ndeshje rresht.
Pas 357 ditëve, në parket ishte edhe qendra All Star, DeMarcus Cousins. Në debutimin e tij nën fanellën e Warriorsave, ai ishte 15 minuta në parket dhe luajti me 14 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, derisa në 4 tentimet e tij nga vija e treshit ishte i saktë 3 herë, duke dhënë sinjale që nga ndeshja e parë se do të jetë një armë shtesë e skuadrës.
Koshashënuesi më i mirë te skuadra e Steve Kerrit ishte Stephen Curry, i cili luajti me 28 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 24 pikë të tjera.
Te Clippers u dallua Tobias Harris me 28 pikë.
Kjo ishte fitorja e 7 rresht për Golden State Warriors dhe me bilanc prej 32 fitoreve e 14 humbjeve aktualisht gjenden në krye të Konferencës Perëndimore, derisa Clippersat kanë bilanc prej 24 fitoreve e 21 humbjeve.