LIPJANI - PRIZRENI
TOPSPORTI / A.P
Pranvera nis në palestrën e renovuar të Lipjanit
19 January, 2019 @10:18
Pas pushimit dimëror, stinori pranveror i Superligës së Kosovës në basketboll fillon sot.
Ndeshja e parë e pranverës zhvillohet në palestrën e renovuar “Better Life” të Lipjanit, ku mes vete do të përballen dy skuadrat debutuese të këtij sezoni të Superligës, Lipjani dhe Prizreni.
Palestra në fjalë nuk i kishte plotësuar kushtet e kërkuara nga FBK-ja në vjeshtë, gjë që ndikoi që Lipjani t’i luante ndeshjet e tij si vendas në Ferizaj, ndërsa pas renovimit, Lipjani i përfocuar në pranverë do të luajë në shtëpinë e tij.
Në sfidën e sotme, Lipjani hyn nga vendi i fundit me bilanc 2-12, kurse mysafirët e Prizrenit ndodhen dy pozita mbi Lipjanin me bilanc 5-9.
Takimi fillon në ora 17:00.