Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRANIMIR PAVIC

Pavic tregon arsyen e humbjes

BOROZANI/Lis Dorambari

Pavic tregon arsyen e humbjes


3 February, 2016 @18:30

Peja përjetoi humbjen e parë pas 21 ndeshjeve radhë në të gjitha garat mbrëmë në “Karagaç” nga Levski 2014. 

Trajneri kroat i Pejës, Branimir Pavic, duke uruar fitoren e rivalit, ka treguar edhe arsyen e humbjes së ekipit që po e drejton. 

“Ata ishin tepër të motivuar për një rezultat të mirë ndaj nesh. Ishin të fokusuar maksimalisht dhe kanë shënuar disa pikë të pabesueshme. Mendoj se ne luajtëm dobët në mbrojtje dhe kjo është arsyeja pse humbëm,” është cituar të ketë thënë Pavic nga faqja zyrtare e BIBL sot. 

Peja kishte përfunduar e para në Grupin B të fazës së parë të BIBL, ndërsa sikurse në fazën e parë, edhe në fazën e dytë ka nisur me humbje dhe tash ka bilanc 0-1 pas xhiros së parë në fazën e dytë. 

Në ndeshjen e radhës, Peja pret Kozuvin në “Karagaç”. 


 
Të gjitha lajmet nga