Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA "STËRVITET" ME KERASANIN

Peci shkëlqen në fitoren relaksuese

BOROZANI/D.S.

Peci shkëlqen në fitoren relaksuese


6 December, 2015 @19:35

Fillimi i dhjetorit nuk ka qenë i mirë për Sigal Prishtinën dhe me fitoren e sontme ndaj Kerasan Prishtinës modeste, kampionia e Kosovës dëshiron të harrojë humbjet nga AEK Larnaca në FIBA Europe Cup dhe Peja në Superligë dje.  Borozani.com

Fitorja e Sigal Prishtinës nuk vihej në dyshim, derisa trajneri Marjan Ilievski i dha rastin kryesisht lojtarëve që nuk kanë minutazhë të madhe e lojtarët e ekipit të parë janë pushuar. 

I talentuari Rinor Peci ka shfrytëzuar gjithçka sonte për të treguar që ka të ardhme. Ai për 33 minuta lojë ka shënuar 35 pikë, me mesatare impresionuese për tre pikë, 8-12, e nga gjuajtjet e lira 9-10. 

Gazmend Sinani ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 25 pikëve dhe 18 kërcimeve, ndërsa edhe Mërgim Jakupi ka qenë afër double-doubleit me 17 pikë e 9 kërcime sonte. 

Te Kerasan Prishtina që po kalon një debutim sa për sy e faqe në Superligë, Kreshnik Muçolli ka shënuar 16 pikë duke qenë më efikasi në ndeshje. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Me këtë fitore Sigal Prishtina është kthyer në vend të dytë të tabelës, derisa ka edhe një ndeshje mangu, që duhet ta luajë me Trepçën. 

Kerasan Prishtina në anën tjetër ka regjistruar humbjen e 11-të nga 11 ndeshje të zhvilluara deri tani.



Statistikat ekipore

SIGAL PRISHTINA KERASAN PRISHTINA
Çereku i parë 24 19
Çereku i dytë 35 15
Çereku i tretë 23 19
Çereku i katërt 29 26
Kërcime 46 31
Asistime 25 16
Bllokada 0 1
Topa të vjedhur 5 9
Topa të humbur 17 18
Tentime për tre pikë 12/30 (40%) 8/27 (29%)
Tentime për dy pikë 24/39 (61%) 24/51 (47%)
Gjuajtje të lira 27/39 (69%) 7/15 (46%)


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Rinor Peci 35 pikë 3 kërcime 3 asistime
2 Gazmend Sinani 25 pikë 18 kërcime 2 asistime
3 Mërgim Jakupi 17 pikë 9 kërcime 1 asistim
4 Gëzim Morina 14 pikë 9 kërcime 3 asistime
5 Muhamed Hasani 13 pikë 1 kërcim 8 asistime
6 Blerim Mazreku 5 pikë 4 asistime -
7 Edmond Azemi 2 pikë 4 kërcime 4 asistime


Statistikat individuale te Kerasan Prishtina

1 Kreshnik Muçolli 16 pikë 2 kërcime 2 asistime
2 Genc Gashi 13 pikë 3 kërcime 3 asistime
3 Dardan Kapiti 12 pikë 1 kërcim -
4 Ardit Beqiri 10 pikë 3 kërcime 3 asistime
5 Korab Muhadri 7 pikë 3 kërcime 4 asistime
6 Rinor Ahmeti 5 pikë 3 kërcime 2 asistime
7 Qëndrim Ajazaj 5 pikë 2 kërcime -
8 Dion Haxhosaj 4 pikë 2 kërcime 1 asistim
9 Etnik Peci 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
10 Kujtim Sadiku 2 pikë 4 kërcime -
11 Dion Pllana 2 pikë 2 kërcime -
12 Muhamedali Janjeva 0 pikë 4 kërcime -

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga