Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Peja e Prishtina, sonte në akcion

Peja e Prishtina, sonte në akcion


30 January, 2020 @10:09

Sot me dy ndeshje mbyllet xhiroja e 23 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Dy gjigandët e basketbollit kosovar, Peja dhe Prishtina, në përballjet e tyre, së paku në letër do të jenë favorite.

Peja e pret Lipjanin në “Karagaç”, kurse Prishtina Feronikelin në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”.

Peja aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 11 fitore e 8 humbje, kurse Lipjani në pozitën e fundit me 1 fitore e 19 humbje.

Në anën tjetër Prishtina me 14 fitore e 5 humbje aktualisht është në pozitën e katërt, derisa Feronikeli me 5 fitore e 15 humbje gjendet në zonën e Play-Outit.


 
Të gjitha lajmet nga