KARAGAÇ

Peja hap stinorin në BIBL
30 September, 2021 @16:39
Skuadra e Pejës do të ketë nderin e zhvillimit të ndeshjes së parë të stinorit të ri në BIBL.
Kjo, pasi që pas përcaktimit të orarit të ndeshjeve të ndara sipas grupeve, Peja në Grupin A dhe Prishtina në Grupin B, kanë mësuar kalendarin e lojërave të tyre.
E Peja, më datë 11 tetor 2021 në Karagaç të Pejës do të pret kampionin e shumëfishtë bullgar dhe të BIBL, Levski, për ndeshjen e parë të stinorit 2021/22 në ligën ballkanike.
ORARI I NDESHJEVE TË PEJËS NË BIBL
Peja këtë stinor ka orar më të ngarkuar nga të gjitha ekipet e Kosovës, pasi që pos kampionatit vendor do të garojë edhe në Ligën Unike por edhe në Ligën Ballkanike.
Peja në Grupin A përveç Levskit, si kundërshtarë ka edhe: Balkan Botevgrad, Hapoel Elion, Kumanovo dhe Navico FMP.