Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Peja konfirmohet në BIBL

BOROZANI/ Lis Dorambari

Peja konfirmohet në BIBL


12 July, 2014 @15:01

Tashmë gjithçka është e konfirmuar. Kosovën në stinorin 2014/15 të Ligës Ballkanike do ta përfaqësojnë Sigal Prishtina dhe Peja.

Ndryshe nga prishtinasit, të cilët e kishin të sigurtë pjesëmarrjen në garat e sivjetme në BIBL, pejanët për ta siguruar pjesëmarrjen së pari duhej që t’i shlyenin borxhet ndaj FBK-së dhe Ligës Ballkanike, e që duket se këto obligime janë kryer nga skuadra nënkampione e Kosovës.

Sigal Prishtina dhe Peja ishin dy skuadrat e vetme të propozuara nga FBK për pjesëmarrje në stinorin 2014/15 në BIBL. Që të dy skuadrat kosovare në stinorin e kaluar ishin debutues në këtë garë.

Stinori i ri i Ligës Ballkanike do të fillojë më 14 tetor, ndërsa sipas sistemit të ri të garave, pjesëmarrëse do të jenë gjithsej 10 ekipe.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League