BIBL : : : PEJA - BUDIVELNYK

Peja rikthehet fuqishëm në BIBL
4 November, 2022 @21:58
Në një ndeshje mjaft të fortë, Peja i është rikthyer Ligës Ballkanike fuqishëm duke shënuar fitore ndaj ekipit të fortë ukrainas, Budivelnyk.
Verdhezinjtë, të përkrahur nga shikues plotë në Karagaç, kanë shkuar drejt fitores në një përballje të luftuar deri në minutën e fundit, kur ata hynë me 77-70 në 50 sekondat e fundit, pas tresheve që nuk lanë shpresa për mysfirët, për të fituar në fund, 81-71.
Kjo është ndeshja e parë e Pejës këtë stinor në BIBL, ndërsa kampioni i shumëfishtë ukrainas që po debuton në këtë garë ka pësuar humbjen e parë sezonale në të gjitha garat.
Pas çerekut të parë të sigurt të Pejës, 26-16, ukrainasit me një rebesh treshesh morën epërsinë për herë të parë në ndeshje dhe mbyllën pjesën e parë në epërsi, 41-42.
Shqiponjat në Karagaç s’u dorëzuan në asnjë moment dhe përkundër se çereku i tretë gjithashtu u takoi mysafirëve me 17-22, ata arritën rikthimin e madh në dhjetë-minutëshin vendimtar 23-7 për fitore me 10 pikë dallim, 81-71.
Isaiah Umipig luajti me 25 pikë, duke shënuar shtatë treshe në këto pikë! Jalen Tate dha 19 pikë, ndërsa Bradley Waldow shtoi 17 të tjera në fitore.
Te mysafirët Johnny Berhanemeskel me 23 dhe Anthony Barber me 14 ishin më efikasit.
Ndeshja e radhës e Pejës në BIBL do të jetë më 29 dhjetor, ndaj Hapoel Beer Shevas.
Tashmë, këtë stinor me këtë fitore Peja ka bërë bilancin 9-0 në të gjitha garat!